Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë një takimi me presidentët e Ukrainës dhe Turqisë, Volodymyr Zelensky dhe Recep Tayyip Erdogan, në Lviv. Shefi i OKB-së tha pas samitit se marrëveshja me Rusinë për të eksportuar grurin e bllokuar me muaj në Ukrainë, ishte vetëm fillimi i përpjekjeve diplomatike dhe se fryma e kompromisit ishte e nevojshme. “Momenti pozitiv në frontin e ushqimit pasqyron një fitore për diplomacinë, për multilateralizmin, për personat e kapur në kthetrat e një krize të kostos së jetesës, dhe për fermerët punëtorë të Ukrainës”, tha ai. “Por, ky është vetëm fillimi. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të sigurojnë progres të vazhdueshëm”, shtoi Guterres. Guterres tha se pushtimi rus në Ukrainë kishte shkaktuar vdekje të shumta, shkatërrime dhe zhvendosje masive dhe shkelje dramatike të të drejtave të njeriut.http://ata.gov.al/2022/08/18/ukraine-guterres-marreveshja-e-grurit-fillimi-i-perpjekjeve-diplomatike/
Guterres: Marrëveshja e grurit, fillimi i përpjekjeve diplomatike
RELATED ARTICLES