Sunday, April 20, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAGuterres: Kambanat e alarmit për rrezikun e IA

Guterres: Kambanat e alarmit për rrezikun e IA

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka lëshuar një paralajmërim për rreziqet e inteligjencës artificiale dhe ka bërë thirrje për krijimin e një organi rregullator. “Kambanat e alarmit per formën më të fundit të inteligjencës artificiale (IA) gjeneruese janë jashtëzakonisht shurdhuese”, tha Guterres në një konferencë shtypi në Nju Jork të hënën. “Shkencëtarët dhe ekspertët i kanë bërë thirrje botës të veprojë, duke e deklaruar IA-në një kërcënim ekzistencial për njerëzimin në të njëjtin nivel me rrezikun e luftës bërthamore. Ne duhet t’i marrim seriozisht këto paralajmërime”, tha ai. Guterres prezantoi një dokument në të cilin Kombet e Bashkuara bëjnë propozime se si të veprohet me IA-në, në mbarë botën dhe njoftoi planet për të krijuar një organ këshillimor të nivelit të lartë për këtë çështje. Ai tha gjithashtu se mbështet ngritjen e një autoriteti rregullator, por që nuk mund të ngrihet vetëm nga ai, vetëm në partneritet me shtetet anëtare të OKB-së. Guterres sugjeroi se një autoritet i tillë mund të frymëzohej nga ajo që është sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ