Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i ka bërë thirrje Rusisë që t’i kthehet marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi. Në seancën e hapjes së samitit 3-ditor të OKB-së për sistemet ushqimore, që po mbahet në Romë, Guterres tha se nga ana e tij mbetet i përkushtuar për të lehtësuar qasjen e pa penguar në tregjet globale për produktet ushqimore dhe plehrat si nga Ukraina ashtu edhe nga Federata Ruse, si dhe për të ofruar “sigurinë ushqimore që çdo person e meriton”. “I bëj thirrje Federatës Ruse që të kthehet në zbatimin e Iniciativës së Detit të Zi në përputhje me propozimin tim të fundit. I bën thirrje komunitetit global të qëndrojë i bashkuar për zgjidhje efektive në këtë përpjekje thelbësore”, tha Guterres. Ai theksoi se Rusia dhe Ukraina janë “të dyja thelbësore për sigurinë globale të ushqimit”. Sipas tij, të dy vendet përbëjnë afërsisht 30 për qind të eksporteve globale të grurit dhe elbit, një të pestën e të gjithë misrit dhe më shumë se gjysmën e të gjithë vajit të lulediellit. “Me përfundimin e iniciativës së Detit të Zi, me të cenuarit do të paguajmë çmimin më të lartë. Pamja e tmerrshme është bërë e zymtë me përfundimin e iniciativës së Detit të Zi nga ana e Federatës Ruse, e cila mundësoi eksportin e sigurt të mbi 32 milionë tonë metrikë ushqimi në më shumë se 1 mijë anije nga portet ukrainase”, tha shefi i OKB-së. Ai shtoi se marrëveshja e drithërave, së bashku me memorandumin e mirëkuptimit me Rusinë për të lehtësuar eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave bujqësore kanë qenë një “linjë shpëtimi” për sigurinë globale të ushqimit dhe stabilitetit global të çmimeve të ushqimit. “Tashmë po shohim efektin negativ në çmimet globale të grurit dhe misrit që i dëmton të gjithë”, tha ai. Javën e kaluar, Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, duke theksuar se pjesa ruse e marrëveshjes nuk u zbatua. Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar në Istanbul nga Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina, kishte për qëllim rifillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase, të cilat u ndërprenë si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë që filloi në shkurt të vitit 2022. atsh
Guterres i bën thirrje Rusisë që t’i kthehet marrëveshjes
RELATED ARTICLES