“Dështimi nuk është një opsion,” tha Guterres, i cili u kthye në Azerbajxhan përpara ditës së fundit të konferencës.

”Bisedimet e OKB-së për klimën, të njohura si COP29, do të vendosnin një objektiv të ri për të ndihmuar vendet në zhvillim, në mënyrë që ata të ishin në gjendje të paraqisnin objektivat klimatike në përputhje me kufizimin e ngrohjes në 1,5 gradë Celsius”, theksoi Guterres.

Angazhimet financiare ndaj vendeve më të varfra për t’i ndihmuar ata të reduktojnë emetimet e gazeve serrë kanë qenë në qendër të diskutimeve intensive në Baku, me konflikte se cilat vende duhet të paguajnë dhe nga cilat burime duhet të vijnë paratë.

”Konferenca ishte për të rivendosur drejtësinë. Paratë e kërkuara nuk ishin një dhuratë, por një investim kundër shkatërrimit që kaosi i pakontrolluar klimatik do të shkaktonte mbi të gjithë”, theksoi Guterres