Guida e re turistike e Shqipërisë nga “Lonely Planet” është rrëfyesja më e bukur e rrugëtimit për italianët që po zgjedhin Shqipërinë këtë verë”, shkruan Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. “Lonely Planet” vlerësohet gjerësisht si guida numër një turistike në botë, sidomos për turizmin aventurier. Përfshirja e Shqipërisë në destinacionet e këshilluara nga guida është një reklamë mjaft e mirë për turizmin shqiptar.