Grupi i 25-të i vullnetarëve të Korpusit të Paqes nisën zyrtarisht shërbimin e tyre në Shqipëri. Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë ambasadorë në terren që ndërtojnë lidhje të forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe sot u betuan 35 të rinj prej tyre. “Ne u jemi mirënjohës atyre dhe komuniteteve pritëse për përpjekjet e tyre për të nxitur mësimin e gjuhës angleze dhe veprimin qytetar në Shqipëri”, thuhet në një postim të Ambasadës së SHBA në Tiranë. “Presim me kënaqësi të ndjekim shërbimin e vullnetarëve në Shqipëri. Dëgjojmë me kënaqësi për të gjithë punën e rëndësishme që bëjnë këta vullnetarë dhe mrekullohemi me të gjitha historitë që kemi dëgjuar”, thekson Ambasada e SHBA.
Grupi i 25-të i vullnetarëve të Korpusit të Paqes
RELATED ARTICLES