Në përmbushje të legjislacionit në fuqi dhe me propozimin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit, vendimi synon të forcojë mbështetjen për të rinjtë dhe grupet joformale rinore.

Ndryshimet kryesore përfshijnë: përfshirjen e bashkive dhe grupeve joformale rinore në programet dhe aktivitetet e AKR; Zbatimin e Programit të Talenteve Rinore, përfshirë publikimin e thirrjeve për aplikim, menaxhimin e procesit të përzgjedhjes dhe akordimin e mbështetjes financiare për të rinjtë;

Mbështetje financiare për veprimtarinë e Këshillit Kombëtar të Rinisë dhe për trajtimin ushqimor dhe trajnimin e të rinjve gjatë praktikave 3-mujore në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës (PKPP);

Zëvendësimin e emërtimit të ministrisë përgjegjëse nga “Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë” me “Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit”.