Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGrupe të organizuara turistësh nga Kina vizitojnë Krujën

Grupe të organizuara turistësh nga Kina vizitojnë Krujën

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë edhe gjatë muajit janar ka tërhequr vizitorë vendas e të huaj. Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “nga 1 janari deri më sot muzeun e kanë vizituar 2130 vizitorë, ku 500 prej të cilëve janë të huaj”. “Në këtë fillimviti qyteti i Krujës ka filluar të vizitohet nga grupet e para të organizuara të turistëve, të cilët vijnë kryesisht nga Kina, por ka edhe turistë italianë, spanjollë dhe nga Malta”, tha Hafizi. Hafizi tha se “gjatë vitit të kaluar muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, ka shënuar një rritje prej 65% më shumë vizitorë vitin e kaluar në krahasim me 2022-shin. Nga janari deri në dhjetor të 2023 ai u vizitua nga 110,162 vizitorë, ku 50% ishin vizitorë të huaj, 30% vendas dhe 20% nxënës dhe studentë”. Në ditët e para të janarit muzeun e vizituan 15 operatorë turistikë nga Kina, pjesë e një FAM Trip, organizuar nga Landways International. Përfaqësuesit e kompanive kineze shprehën interes dhe optimizëm për rritjen e numrit të turistëve nga ky vend në Ballkan dhe Shqipëri. Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments