Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGrossi takohet me kreun e programit bërthamor të Iranit

Grossi takohet me kreun e programit bërthamor të Iranit

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së (IAEA) u takua me kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit në Teheran mes shqetësimeve se republika islamike së fundmi rriti pasurimin e saj të uraniumit. Mediat iraniane publikuan foto të shefit të IAEA Rafael Grossi dhe Mohammad Eslami. ”Grossi dëshiron të negociojë, ndër të tjera, inspektime më intensive të IAEA në objektet bërthamore gjatë vizitës së tij në Iran”, kanë thënë diplomatët perëndimorë. Shefi i IAEA do të qëndrojë në Iran deri të shtunën për bisedimet. ”Negociatat kanë të bëjnë gjithashtu me një mosmarrëveshje mbi origjinën ende të pazgjidhur të gjurmëve të materialit radioaktiv në tre vende”, sipas Teheranit. Qeveria iraniane ka hedhur poshtë më parë shqetësimet e IAEA si të pabaza. Udhëheqja politike e Iranit po kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Vëzhguesit thonë se vizita ka të bëjë kryesisht me normalizimin e marrëdhënieve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments