Miliarderi Elon Musk filloi operimin e enciklopedisë e tij online për të konkurruar me Wikipedia-n, të cilën ai e akuzon se kontrollohet nga aktivistë të ekstremit të majtë.
Ashtu si zyrtarët republikanë, Elon Musk ka kritikuar rregullisht Wikipedia-n për disa vite.
Në vitin 2024, ai e akuzoi faqen se ishte e kontrolluar nga aktivistë të ekstremit të majtë dhe bëri thirrje që njerëzit të ndalonin së dhuruari për platformën.
“Qëllimi i Grokipedia është e vërteta dhe asgjë tjetër përveç së vërtetës”, tha Elon Musk, i cili theksoi se softueri i enciklopedisë ishte me burim të hapur, pra, kushdo mund ta përdorë atë falas.
E themeluar në vitin 2001, Wikipedia është një enciklopedi bashkëpunuese e drejtuar nga vullnetarë, kryesisht e financuar nga donacionet dhe faqet e së cilës mund të shkruhen ose redaktohen nga përdoruesit e internetit.
Ajo pretendon se ka pikëpamje neutrale në përmbajtjen e saj.
Përmbajtja e Grokipedia-s gjenerohet nga inteligjenca artificiale (IA) dhe asistenti gjenerues i IA-së Grok, por gjithashtu citon burime të shumta në secilën faqe.
Krijimi i Grokipedia-s u vlerësua nga disa figura të krahut të djathtë, përfshirë ideologun ultranacionalist rus Alexander Dugin, i cili e përshkroi Grokipedia-n si neutrale, objektive dhe të drejtë, ndërsa Wikipedia-n si shpifëse.





