Ylli i burgosur i basketbollit amerikan, Brittney Griner, e cila u dënua nga një gjykatë ruse me 9 vjet burg, është transferuar në një kamp internimi, sipas avokatëve të saj. “Griner, 32 vjeçe, është transferuar të premten nga burgu i Moskës, ku ajo ishte burgosur që nga arrestimi i saj”, sipas avokatëve. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë të Griner. Griner u arrestua në një aeroport të Moskës në muajin shkurt, për posedimin e dyshuar të një sasie të vogël vaji marijuane. Ajo u dënua me nëntë vjet burg nga një gjykatë ruse në gusht. Apeli i saj u refuzua nga një gjykatë rajonale e Moskës në tetor. Shtëpia e Bardhë konfirmoi të mërkurën se SHBA-ja i kishte bërë një ofertë të rëndësishme Rusisë për lirimin e Griner dhe shtetasit tjetër amerikan, ish-ushtarit Paul Whelan, i cili gjithashtu po mbahet nën arrest në Rusi. Por, me sa duket nuk ka asnjë interes nga ana e regjimit rus për të negociuar rreth arrestimit të Griner.https://ata.gov.al/2022/11/09/rusi-ylli-i-basketbollit-amerikan-griner-dergohet-ne-nje-kamp-internimi/