Dhjetra fluturime u anuluan në Portugali për shkak të një greve treditore të thirrur nga stafi i aeroportit të vendit. Në të njëjtën kohë, shqetësime për ata që synojnë të udhëtojnë me avion janë të mundshme edhe në Spanjë, ku të paktën 24 fluturime të Iberia Express, të planifikuara mes të dielës dhe të martës, janë anuluar për shkak të një proteste të ekuipazhit të kabinës. Në Portugali janë afro 150 fluturime të anuluara deri më tani. Aeroportet e Lisbonës dhe Portos janë aeroportet kryesore ku janë verifikuar anomalitë. Në Spanjë, greva e stafit të Iberia Express është planifikuar të zhvillohet midis 28 gushtit dhe 6 shtatorit. Gjatë kësaj periudhe ka edhe greva nga ekuipazhi i Ryanair si dhe nga pilotët e EasyJet (nga nesër deri më 29 gusht). Pothuajse në të gjitha këto raste punëtorët kërkojnë kushte më të mira pagash.https://ata.gov.al/2022/08/27/fokus-grevat-aeroportuale-ne-portugali-dhe-spanje-anulojne-dhjetera-fluturime/