Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGreva javore e trenave shkakton kaos

Greva javore e trenave shkakton kaos

Hekurudha shtetërore gjermane ”Deutsche Bahn” ka paralajmëruar për ndërprerje masive të udhëtimit, pasi sindikata e shoferëve të trenave GDL njoftoi një grevë gjashtëditore. ”Greva do të fillojë në orën 02:00 të së mërkurës dhe do të vazhdojë deri në orën 18:00 të hënën e javës së ardhshme”, theksoi GDL në një deklaratë të lëshuar në orët e para të së hënës. Anëtarët e sindikatës ”DB Cargo”, përgjegjëse për transportin e mallrave, tashmë ishin thirrur në grevë duke filluar nga ora 18:00 e së martës. ”Deutsche Bahn” tha se orari jashtëzakonisht i kufizuar i emergjencës i trenave të saj në distanca të gjata dhe i shërbimit hekurudhor lokal S-Bahn do të vazhdojë gjatë grevës, por paralajmëroi për ndërprerje të rënda në të gjithë vendin. Hekurudhat shpjeguan se “për të sjellë sa më shumë njerëz në destinacionin e tyre do të përdoren trena më të gjatë me më shumë vende, ndërsa pasagjerët do të jenë të lirë të përdorin biletat e rezervuara për periudhën e grevës në një kohë të mëvonshme”. ”Deutsche Bahn” prezantoi një ofertë të re pagash për të rikthyer GDL në tryezën e bisedimeve. Oferta përfshin një orë më pak punë për drejtuesit e trenave dhe asistentët nga 1 janari 2026. Oferta përfshinte gjithashtu një rritje page 4,8% për punonjësit nga gushti dhe 5% të tjera nga prilli 2025.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments