Greqia është “shumë afër” njoftimit të ndalimit të përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç, njoftoi sot një burim qeveritar, sipas “Reuters”.
Ministria e Qeverisjes Digjitale është e përgatitur të ecë përpara me masën, duke parë aplikacionin “Kids Wallet”, të lançuar vitin e kaluar, si një mjet për të zbatuar ndalimin.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pritet të bëjë një njoftim zyrtar, megjithëse koha nuk është konfirmuar ende.
Më herët, Spanja tha se po planifikonte të ndalonte mediet sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe se do të krijonte një ligj për t’i vendosur drejtuesit e mediave sociale përpara përgjegjësise për gjuhën e urrejtjes në platformat e tyre





