Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, Greqia është renditur e 4-ta në partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë për vitin 2024.
Vëllimi i tregtisë me Greqinë ka zënë 7,2% të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, duke u rritur me 0,7% krahasuar me një vit më parë.
Referuar statistikave, eksportet shqiptare drejt Greqisë arritën 23,447 milionë lekë, ndërsa nga Greqia u importuan 19,389 milionë lekë mallra.
Gjatë vitit që lamë pas drejt vendit fqinj u importuan 8,075 milionë lekë tekstile dhe këpucë, si dhe 4,185 milionë lekë material ndërtimi dhe metale.
Vlera e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegës dhe energjisë elektrike të eksportuar llogaritet 3,001 milionë lekë.
Ndërkohë, Shqipëria importoi 19,015 milionë lekë ushqime, pije dhe duhan, 11,700 milionë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, si dhe 11,245 milionë lekë produkte kimike dhe plastike.Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, Greqia është renditur e 4-ta në partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë për vitin 2024.
Vëllimi i tregtisë me Greqinë ka zënë 7,2% të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, duke u rritur me 0,7% krahasuar me një vit më parë.
Referuar statistikave, eksportet shqiptare drejt Greqisë arritën 23,447 milionë lekë, ndërsa nga Greqia u importuan 19,389 milionë lekë mallra.
Gjatë vitit që lamë pas drejt vendit fqinj u importuan 8,075 milionë lekë tekstile dhe këpucë, si dhe 4,185 milionë lekë material ndërtimi dhe metale.
Vlera e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegës dhe energjisë elektrike të eksportuar llogaritet 3,001 milionë lekë.
Ndërkohë, Shqipëria importoi 19,015 milionë lekë ushqime, pije dhe duhan, 11,700 milionë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, si dhe 11,245 milionë lekë produkte kimike dhe plastike.