Greqia njoftoi sot një plan prej 2,5 miliardë eurosh për të luftuar kërcënimin nga mungesa e ujit, veçanërisht në Athinë si dhe në ishuj të shumtë.
“Duhet të jemi të përgatitur për skenarin më të keq të mundshëm”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis, duke iu referuar thatësirave të viteve të fundit dhe kushteve të përkeqësuara të motit.
“Mund të bjerë dëborë, mund të bjerë shi, por shpresa nuk është strategji”, shtoi ai.
Ministri i Energjisë dhe Mjedisit, Stavros Papastavrou, prezantoi një plan ambicioz dhjetëvjeçar prej 2,5 miliardë eurosh për të siguruar burimet ujore.
Midis këtyre masave është një projekt për të përforcuar rezervuarët e ujit që furnizojnë rrjetin e Athinës si dhe impiantet e shkripëzimit për ishujt turistikë, të cilët vuajnë nga mungesa të mëdha uji, veçanërisht në verë kur popullsia e tyre rritet ndjeshëm.
Që nga viti 2022, rezervat ujore të Greqisë janë ulur me afërsisht 250 milionë metra kub në vit.
Ky trend është shoqëruar me një rënie prej 25% të reshjeve dhe një rritje vjetore prej 15% të avullimit.





