Greqia është vendi, ndër 34 më të zhvilluarit, që ka shënuar “performancën më të mirë” në sferën ekonomike në vitin 2022, sipas The Economist. Studimi i të përjavshmes britanike bazohet në një sërë parametrash duke përfshirë GDP-në, inflacionin, borxhin publik dhe tendencat e tregut të aksioneve. Në periudhën ndërmjet tremujorit të dytë 2021 dhe tremujorit të tretë të 2022, PBB-ja e vendit mesdhetar u rrit me 2,2% ndërsa çmimet e konsumit në Greqi u rritën me 7,8% në 10 muajt e parë të 2022. Në rritje janë edhe çmimet e aksioneve të Bursës së Athinës (+0,8%) në 11-mujorin e 2022-ës, ndërkohë që sipas Economist vendi grek do të shquhej për uljen e borxhit publik neto, i cili do të kishte rënë me 16 pikë përqindje të PBB-së. Sipas studimit, vendet e tjera të Evropës Jugore, si Portugalia dhe Spanja, gjithashtu performuan mirë, ndërsa Gjermania u rendit e 30-ta, me Estoninë dhe Letoninë në fund të tabelës. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis festoi analizën e të përjavshmes prestigjioze britanike me një koment në Twitter. “Greqia renditet e para për performancën më të mirë në 2022 midis 34 vendeve, me rritje të lartë, inflacion të ulët, rënie të raportit të borxhit ndaj PBB-së dhe performancë mbi mesataren e tregut të aksioneve. Jam shumë i kënaqur që shoh që përpjekjet dhe reformat tona po kanë një real ndikim. Mezi presim vitin 2023!” ka shkruar kryeministri konservator.https://ata.gov.al/2022/12/19/fokus-the-economist-greqia-me-performancen-me-te-mire-ekonomike-per-2022-shin-gjermania-e-30-a/
Greqia me performancën më të mirë ekonomike
RELATED ARTICLES