I pikëlluar thellësisht nga fatkeqësia shkatërruese e tërmetit në Turqi dhe Siri, deklaroi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në Twitter. “Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe me të gjithë njerëzit e prekur. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë”, shtoi ai. Greqia do të dërgojë ndihma në Turqi për shkak të tërmetit me magnitudë 7,4 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmarash dhe ka prekur gjithsej 10 provinca. Mitsotakis gjithashtu tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga tërmeti. Në tërmetin e Marmarasë në vitin 1999, Greqia dërgoi ndihma në Turqi, ndërkohë që në tërmetin e Athinës në vitin 1999, po ashtu Turqia dërgoi ndihma në Greqi. ATSH