Shumë klientë të postës greke (ELTA) i gjetën sot degët e tyre lokale të mbyllura, ndërsa Greqia filloi zbatimin e planit për të mbyllur rreth një të pestën e afërsisht 1 000 zyrave të saj postare.

Objektivat fillestarë janë 46 degë, kryesisht në Athinë dhe Selanik.

Edhe pse shumë zyra postare janë plotësisht të vjetëruara dhe me mungesë stafi, qytetarët grekët ishin të indinjuar për mënyrën se si u njoftuan.

Klientët gjetën një shënim në dyert e degëve postare ku shkruhej “Kjo degë mbyllet”.

“Punonjësit e postës me kontrata tani janë të papunë dhe të tjerët u informuan se po transferohen në një degë tjetër vetëm mbrëmjen e kaluar”, tha Giannis Oikonomou, kreu i shoqatës së punonjësve të postës së Athinës.

Drejtori ekzekutiv i ELTA-s, Grigoris Sklikas, ka deklaruar se nuk do të ketë pushime nga puna.

Megjithatë, përfaqësuesit e sindikatës shprehën shqetësim se plani i reduktimit mund të lidhet me përpjekjet për ta bërë kompaninë shtetërore më tërheqëse për investitorët potencialë.

Mediat greke raportuan se Sklikas njoftoi mbylljet e disa degeve në televizion katër ditë më parë, pasi njoftoi ministrinë përgjegjëse me faks një ditë më parë