Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGREQI : Nuk ka plane për ndërprerje të energjisë

GREQI : Nuk ka plane për ndërprerje të energjisë

Situata nuk do të jetë e lehtë dimrin e ardhshëm, jo vetëm në Greqi, por në të gjithë Evropën, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Yiannis Economou në një intervistë për televizionin SKAI. Duke vënë në dukje paralajmërimin e presidentit francez për një “fund të bollëkut”, Economou tha se ekzistonin dy aspekte të ndryshme të çështjes. “Për sa i përket mjaftueshmërisë në zinxhirin e furnizimit, askush nuk mund të jetë absolutisht i sigurt. Ne po bëjmë gjithçka që të mos arrijmë në pikën e shterimit, duke ndërmarrë veprime të matura për të kursyer energjinë, veçanërisht në sektorin publik. Për momentin nuk po shqyrtojmë masa të detyrueshme”, tha ai. Ai tha se qeveria ka përpunuar planet për zinxhirët e furnizimit dhe burimet e energjisë, dhe paraqitur alternativa për sigurimin e gazit natyror për prodhimin e energjisë. “Aktualisht, nuk ka plane për ndërprerje të energjisë elektrike”, tha ai. Economou iu referua paketë mbështetëse prej gati 2 miliardë eurosh për të ndihmuar familjet dhe bizneset të përballen me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike në shtator.https://ata.gov.al/2022/08/31/greqi-economou-nuk-ka-plane-per-nderprerje-te-energjise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments