Zemërimi në kishën ortodokse greke për vendimin demoniak të qeverisë për legalizimin e martesës së të njëjtës gjini është intensifikuar, pasi klerikët kanë kërkuar marrjen e masave ndëshkuese ndaj deputetëve që mbështetën ligjin, shkruan ”The Guardian”. Klerikët kanë bërë thirrje që “ligjvënësit imoralë të përjashtohen nga kisha”. Autoritetet kishtare të Korfuzit kanë njoftuar se dy deputetë vendas do të ndalohen të marrin pjesë në çdo rit fetar. Duke i akuzuar deputetët se kanë kryer “gabimin më të thellë shpirtëror dhe moral” duke mbështetur projektligjin më 15 shkurt, peshkopata e ishullit u bëri thirrje deputetëve të pendohen. ”Për ne, këta dy deputetë nuk mund të konsiderohen anëtarë aktivë të Kishës. Ne i nxisim ata të pendohen për sjelljen e tyre të keqe, përndryshe ligjvënësit do të përjashtoheshin automatikisht nga riti i krishterë i bashkimit dhe ngjarjet e tjera kishtare”, thuhet në një shënim. Greqia bëhet vendi i parë i krishterë ortodoks që legalizon martesat e të njëjtës gjini. Greqia u bë vendi i parë i krishterë ortodoks në botë që miratoi legjislacionin që lejon martesat e të njëjtës gjini, kur 175 parlamentarë nga i gjithë spektri politik votuan në favor të reformës muajin e kaluar. I mbështetur nga kryeministri i qendrës së djathtë, Kyriakos Mitsotakis, ligji zgjeroi njohjen e të drejtave prindërore për çiftet homoseksuale. Por, Mitsotakis u përball me kritika të ashpra nga Kisha Ortodokse. Udhëheqësi shpirtëror grek, kryepeshkopi Ieronymos, i konsideruar si një i moderuar në një hierarki kishtare që e kishte përshkruar projektligjin si “të keqe të pastër”, sugjeroi që votimi të vihej përpara një referendumi popullor në të gjithë kombin. Figura të njohura kishtare kishin argumentuar se ligji do të çonte në çiftet e të njëjtës gjini që të kërkonin të drejta të tjera, madje edhe shpërbërjen e familjes dhe shoqërisë greke
GREQI : Kisha kërkon shkishërimin e deputetëve që miratuan martesat e së njëjtës gjini
RELATED ARTICLES