Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGREQI – 594 zjarre gjatë 10 ditëve të fundit

GREQI – 594 zjarre gjatë 10 ditëve të fundit

Një total prej 594 zjarresh shpërthyen në Greqi gjatë 10 ditëve të fundit, nën kushtet e valëve të të nxehtit dhe me erëra me shpejtësi të lartë, deklaroi ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias. Nga 594 zjarre, 571 u shuan para se të përhapeshin. Pesë prej tyre u përhapën gjerësisht në Dervenochoria, Korfuz, Rodos, Lutraki, Kouvaras, Egio, Karystos, Laconia dhe Boeotia. Në Rodos në veçanti, ka 266 zjarrfikës me 55 kamionë zjarrfikës në tokë dhe 25 avionë gjithsej. Kikilias tha se kriza klimatike do të krijojë më shumë kushte që do të rezultojnë në zjarre dhe kjo betejë do të vazhdojë gjatë gjithë verës. “Zjarret që djegin pyjet dhe shtëpitë çdo vit nuk fillojnë spontanisht. Janë qeniet njerëzore që ndezin zjarret, qoftë nga pakujdesia apo qëllimi. Të gjithë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm”, shtoi ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments