Saturday, October 19, 2024
HomeLAJMEGratë shqiptare po lindin më pak fëmijë

Gratë shqiptare po lindin më pak fëmijë

Gratë në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak fëmijë, duke ngadalësuar ndjeshëm shtesën natyrore të popullsisë, por edhe duke rritur ritmet e plakjes.Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Në 10 vitet e fundit indeksi i fekonditetit ka rënë me 0.52, pasi në 2013 ky koeficient ishte 1.73.Kjo do të thotë se në 100 gra në moshë riprodhimi gjatë 2022 lindën vetëm 121 fëmijë, nga 173 fëmijë që lindën më 2013.

Kjo është vlera më e ulët historike për vendin tonë dhe me këtë ecuri popullsia e Shqipërisë po pëson rënie të pakthyeshme për shkak se tashmë lindshmëria është shumë poshtë normës së zëvendësimit dhe çiftet nuk arrijnë të zëvendësojnë vetveten.

Që një popullsi të mund të frenojë rënien duhet që norma e lindshmërisë të jetë së paku 2.1 fëmijë për grua, shifër e cila ka qenë deri në vitin 2001, ku koeficienti i fekonditetiti ishte 2,31, çka do të thotë se 100 gra në vitin 2001 lindnin 231 fëmijë.Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave rezulton se në dekadën e fundit, të rralla janë çiftet që bëjnë më shumë se 2 fëmijë. Pavarësisht bonusit të bebeve, numri i lindjeve gjatë vitit 2022 shënoi rënie të ndjeshme, pasi lindën rreth 24 mijë foshnja, pothuajse 11 mijë më pak se sa viti 2013 që lindën mbi 35 mijë bebe.Kjo dëshmon se në dhjetëvjeçarin e fundit numri i lindjeve ka rënë me mbi 31%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments