Bizneset e vogla në fushën e inovacionit që duan të përfitojnë nga financim nga projekti “Smart and Green Future”, kanë kohë për të aplikuar deri më 15 mars. Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, njofton përmes rrjeteve sociale, se “afati i aplikimit për grante me skemën “smart&green future” është tashmë 15 mars” “Vijon thirrja për aplikimet për Skemën e Granteve “Smart&Green Future”! Projekt i financuar nga Republika Federale e Gjermanisë dhe mbikëqyrur nga GIZ, duke ofruar shansin e një ndihme financiare për bizneset e vogla e të mesme që duan të ecin përpara me idetë e tyre inovative”, shkruan Gonxhja. “Ky projekt ofron rreth 75 grante për mbështetje të sipërmarrësve që synojnë të përmirësojnë proceset e tyre të biznesit duke integruar elemente të gjelbra dhe/ose dixhitale”, bën të ditur Gonxhja.
Ministri i Ekonomisë sqaron edhe se si realizohet procesi i aplikimit: Në linkun e mëposhtëm do të gjeni të pasqyruar rregulloren dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim. https://meki.gov.al/grante-me-skemen-smartgreen-future/ Adresa për dorëzimet e aplikimeve, si dhe për çdo kërkesë për informacion sqarues rreth aplikimit: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Pranë Parkut “Rinia”, Tiranë. Për dijeni të: Njësia e Zbatimit të Projektit ProSEED 2.0 Afati i fundit për aplikim: 15 mars 2024!