Një alpinist gjerman është bërë personi i parë që hidhet me parashutë nga maja e Nanga Parbatit – 8,126 metra të lartë në Pakistan, duke realizuar një zbritje të guximshme nga maja e Himalajeve – e njohur si Mali Vrasës.

David Göttler ka kryer një ngjitje në stilin alpin në Nanga Parbat, 8126 metra e lartë nëpërmjet “Rupal Face” – i vendosur në anën jugore të Nanga Parbat, mali i nëntë më i lartë në botë, i vendosur në Pakistan.

Gjermanët zbritën nga mali me parashutë, ndërsa dyshja franceze përfundoi një zbritje me ski.

David Gottler, 47 vjeç e përshkroi fluturimin e tij 30-minutësh drejt kampit bazë si një moment magjik.

“Ngjitja është sfiduese, duhet të jesh super i përqendruar kur je në ajër. Ishte një fluturim jashtëzakonisht i bukur”, tha Gottler.

“Disa alpinistë nga Evropa, Rusia dhe Japonia kanë tentuar të hidhen me parashutë në të kaluarën, por askush nuk ka pasur sukses deri më tani”, tha Karar Haideri i Klubit Alpin të Pakistanit, i cili mbikëqyr ekspeditat alpiniste.

“Ishte një veprim tepër i guximshëm sepse Nanga Parbat është një majë e rrezikshme. Shumë alpinistë kanë humbur jetën atje në të kaluarën”, tha Naiknam Karim, kompania e të cilit “Adventure Tours Pakistan” siguroi logjistikën për ekspeditën.