Ambasadori i Bashkimit Evropianë në Tiranë, Silvio Gonzato, vizitoi në fundjavë Kishën e T’Shëlbuemit në Rubik. Kjo kishë është një prej monumenteve ku Bashkimi Evropianë ka dhënë kontributin e saj për restaurimin e këtij objekti fetar. Në rrjetet sociale, ambasadori Gonzato tha se “çdo vit Bashkimi Evropian po kontribuon në restaurimin e shumë monumenteve kulturore të rinovuara në Shqipëri përmes projektit “EU4Culture”. “Këtë fundjavë, së bashku me disa të rinj pjesëmarrës në konkursin tonë “SnapTheSite”, vizituam një prej tyre: Kishën T’Shëlbuemit në Rubik. Nëpërmjet fotove të tyre kreative ne duam t’i japim kësaj kishe dhe monumenteve të tjera të bukura vendin që meritojnë në hartën e Shqipërisë dhe të inkurajojmë njerëzit që të shkojnë t’i vizitojnë!”, vijon Goznato. “Me këto foto duam të sjellim një frymë të re në trashëgiminë kulturore shqiptare.” Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në rrjetet sociale.