Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGlenda Jackson, fituesja e dy çmimeve Oscar

Glenda Jackson, fituesja e dy çmimeve Oscar

Aktorja angleze dy herë fituese e çmimit Oscar, Glenda Jackson, e cila shërbeu edhe si deputete u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, bëri të ditur agjenti i saj. ”Glenda Jackson, aktore dhe politikane dy herë fituese e Oscar-it, vdiq në shtëpinë e saj në Blackheath këtë mëngjes pas një sëmundjeje të shkurtër”, theksoi Lionel Larner. E lindur në Birkenhead, pranë Liverpulit, në një familje të klasës punëtore, Glenda Jackson bëri debutimin e saj në skenë në shfaqjen e Terence Rattigan “Separate Tables”. Pas debutimit të saj në filmin ”The Extra Day” në 1956, ajo iu bashkua ”Royal Shakespeare Company” dhe punoi me regjisorin Peter Brook në shumë shfaqje, duke përfshirë ”Marat/Sade” të Peter Weiss në rolin e Charlotte Corday, një rol që ajo luajti gjithashtu në versionin filmik të xhiruar në 1967. Në vitin 1971 ajo fitoi Oscarin e parë, e ndjekur nga i dyti në 1974 me “A touch of class”. Në vitin 1992 ajo hoqi dorë nga karriera e saj artistike për t’iu përkushtuar politikës dhe ishte deputete laburiste në Dhomën e Komuneve për Hampstead dhe Kilburn deri në vitin 2015.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments