Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjykata: Trump të ndalë postimet ku tallet me gjykimin për përdhunim

Gjykata: Trump të ndalë postimet ku tallet me gjykimin për përdhunim

Një gjykatës në Manhatan ka paralajmëruar dje ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump që të ndalonte postimet në mediet sociale, pasi ai kishte shprehur përbuzje për gjyqin e tij pas akuzave për përdhunim, të cilin ai e konsideroi një “mashtrim”. Trump gjithashtu u tall me E. Jean Carroll, një gazetare amerikane, e cila nuk reagoi gjatë sulmit të pretenduar. Gjykatësi Federal i Manhatanit, Lewis Kaplan, i quajti postimet krejtësisht të papërshtatshme dhe i tha avokatit të Trump, Joe Tacopina, që të detyronte ish-presidentin Trump që të heshtte për rastin në fjalë. “Ajo nuk bërtiti? Nuk ka dëshmitarë? Askush nuk e ka parë këtë? Ajo nuk ka bërë kurrë një denoncim në polici? MASHTRIM!”, shkroi Trump në rrjetet sociale. “Vërtet e besoni se do të merrja një grua pothuajse 60-vjeçare… në një dhomë të vogël dhe… atë”, shtoi ai. Trump gjithashtu akuzoi Carroll si një agjente politike, një akuzë që gjykatësi Kaplan kishte paralajmëruar të mos bëhej në publik. Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e dhënies së dëshmisë, por ekspertët ligjorë besojnë se ka shumë pak gjasa që ai t’i nënshtrohet marrjes në pyetje pas betimit. Trump e ka quajtur Carroll një “grua të çmendur” e cila sajoi akuzën për përdhunim për të shitur librin e saj. Avokati i tij, Tacopina u tha juristëve të martën se historia e saj ishte jashtëzakonisht e pabesueshme dhe pa prova. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments