Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjykata Ndërkombëtare lëshon urdhër arresti për Vladimir Putin

Gjykata Ndërkombëtare lëshon urdhër arresti për Vladimir Putin

Gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë lëshuan një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin për akuzat për krime lufte. Gjykata tha se ”urdhri ishte lëshuar për përfshirjen e dyshuar të Putinit në dëbimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”. “Ka arsye të arsyeshme për të besuar se Putini mban përgjegjësi individuale penale për krimet e mësipërme,” tha gjykata në një deklaratë. Gjykata tha njëkohësisht se kishte lëshuar një urdhër arresti për Maria Alekseyevna Lvova-Belova, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, duke përmendur të njëjtat akuza. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments