Wednesday, April 16, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIGjumë i qetë edhe kur… kursen

Gjumë i qetë edhe kur… kursen

Studiuesit në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se kursimi i rregullt i parave i ndihmon njerëzit të flenë rehat dhe rregullisht. Një studim i kryer nga Qendra Kërkimore e Financave Personale në Universitetin e Bristolit në Britani erdhi në përfundimin se kursimi përmirëson cilësinë e jetës. Studimi tregon se kursimi i lejon njerëzit të jenë më pak të shqetësuar për çështjet financiare, në mënyrë që këta njerëz të mos kenë probleme borxhi ose të përgatiten për situata të papritura. Në hulumtim thuhet se kursimi edhe i një sasie të vogël parash në baza mujore ka efekt pozitiv në shëndetin mendor dhe u theksua se kursimi i lejon njerëzit të flenë pa stres dhe të rehatshëm, duke krijuar kështu zakone të rregullta të gjumit. Në studim thuhet se individët që thonë: “Unë kam para mënjanë” janë më optimistë në jetën e tyre të përditshme me këtë mendim dhe se njerëzit me të ardhura të ulëta që kursejnë para janë të kënaqur në të njëjtin ritëm si të pasurit që nuk kursejnë. Më tej thuhet se kursimi i parave është i vështirë në ditët e sotme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ