Qeveria spanjolle ka vendosur gjoba me vlerë mbi 150 milionë euro (163 milionë dollarë) për katër linja ajrore me kosto të ulët për vendosjen e një tarife shtesë për bagazhet e dorës dhe praktika të tjera që konsiderohen të paligjshme. “Kompanitë e prekura janë “Ryanair”, “EasyJet”, “Vueling” dhe “Volotea”, njoftoi sot Ministria për të Drejtat Sociale dhe Mbrojtjen e Konsumatorit në Madrid. Organizata spanjolle për mbrojtjen e konsumatorit FACUA, ankesa e së cilës bëri që ministria të niste procedurat e sanksioneve vitin e kaluar, e ka përshkruar vendimin si “historik”. “Kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë për t’i dhënë fund mashtrimit dhe praktikave të paligjshme”, u tha gazetarëve në Sevilje sekretari i përgjithshëm i FACUA, Rubén Sánchez. Organi spanjoll i industrisë së aviacionit ALA – i cili përfaqëson më shumë se 60 linja ajrore që operojnë në BE – kritikoi vendimin, i cili në praktikë përbën një ndalim të tarifave të bagazheve të dorës të vendosura nga disa linja ajrore. Hetimet për rregulla të ndryshme të diskutueshme filluan pasi disa linja ajrore me kosto të ulët shtrënguan rregullat e tyre për bagazhet e dorës. Sipas ministrisë, kjo shkel ligjin spanjoll pasi shërbimet që tradicionalisht përfshiheshin në çmimin e biletës tani tarifoheshin veçmas.
Gjoba ‘historike’ për linjat ajrore me kosto të ulët
RELATED ARTICLES