Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALE Gjithëpërfshirje për njerëzit që nuk dëgjojnë

 Gjithëpërfshirje për njerëzit që nuk dëgjojnë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një videoje në gjuhën e shenjave, ka shprehur mbështetjen për njerëzit që nuk dëgjojnë duke bërë apel për më shumë barazi, solidaritet dhe gjithëpërfshirje. “Me Florin, një aktivist i paepur për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë, në Ditën Botërore të Gjuhës së Shenjave, për të rritur ndërgjegjësimin për gjithëpërfshirjen e njerëzve me aftësi speciale”, u shpreh Manastirliu në një postim në rrjetet sociale. Flori, një i ri që nuk dëgjon përmes gjuhës së shenjave falënderoi ministren Manastirliu që u bë pjesë e sfidës për Javën Ndërkombëtare të Njerëzve që nuk dëgjojnë. “Faleminderit për të gjithë mbështetjen e dhënë për komunitetin tonë. Ne do të vazhdojmë së bashku për më shumë të drejta për njerëzit që nuk dëgjojnë”, tha Flori. Për herë të parë në Shqipëri Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë do të kenë shkollë të mesme.https://ata.gov.al/2022/09/23/dita-boterore-e-gjuhes-se-shenjave-manastirliu-gjitheperfshirje-per-njerezit-qe-nuk-degjojne/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments