Në kushtet e emergjencës Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Gjirokastër ka filluar punën për restaurimin e çatisë së banesës “Karaulli” në qendrën historike të qytetit.
DRTK bën të ditur se çatia e kësaj banese ka pasur probleme serioze me një pjesë të konsiderueshme të saj dhe rrezikonte nga degradimi i mëtejshëm.
Dëmtimet që ky objekt ka pasur ishin komplekse, duke filluar nga trarë dhe mahi të thyer, petavër të kalbur dhe spreth të dëmtuar.
Punimet restauruese DRTK-ja po i kryen në bashkëpunim me pronarët e objektit, që mundësuan ndërhyrjen e menjëhershme në banesën “Karaulli”.