“Qyteti i Gurtë” në jug të vendit, Gjirokastra është një ndër destinacionet më të vizituara nga turistët. Rrugët me kalldrëm, qyteti i vjetër me kalanë dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta janë tashmë të mbushura plot, në çdo stinë Qendra muzeale e qytetit është destinacioni fillestar, pasi të gjithë turistët e nisin vizitën nga kalaja e qytetit. Ndër destinacionet më të preferuara për vizitorët janë pazari, banesat e ndryshme karakteristike dhe muzetë e qytetit të cilët vazhdojnë të ngelen më të veçantët për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja. Fluksi gjithnjë e në rritje i turistëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, po angazhon edhe shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma më shumë guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend.