Banesat karakteristike të qytetit të Gjirokastrës, reflektojnë influencat e traditës karakteristike të zonës, një pjesë e të cilave janë edhe monumente kulture që ruhen dhe mbrohen nga shteti. Ministrja e Kulturës Elva Margariti, publikoi në rrjete sociale foto nga investimi që po realizohet për restaurimin e banesën “Çiço”, monument kulture, kategoria e parë. “Vazhdon puna në banesën “Çiço”, monument kulture, kategoria I, ku ka pasur dëmtime të trarëve (thyerje, kalbje )si dhe probleme me pjesën e petavrave të një pjese të çatisë”, shkruan Margariti. “Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Turizmit Gjirokastër po punojnë për restaurimin e kësaj pjese”, tha ministrja.https://ata.gov.al/2022/08/06/gjirokaster-punime-restauruese-ne-banesen-cico-monument-kulture/
Gjirokastër, punime restauruese në banesën “Çiço”, monument kulture
RELATED ARTICLES