Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGjirokastër, ndërhyrje në Varrin Monumental të Jorgucatit

Gjirokastër, ndërhyrje në Varrin Monumental të Jorgucatit

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka ndërhyrë në “Varrin Monumental” i cili gjendet në fshatin Jorgucat, i Dropullit të Sipërm, duke realizuar mirëmbajtjen e këtij monumenti të kulturës, kategoria I.

Varri monumental i Jorgucatit u zbulua në fillim të viteve 2000, ndërsa punohej për autostradën Gjirokastër-Kakavijë. Ai gjendet në krahun e majtë të rrugës kombëtar Gjirokastër-Sarandë, rreth 800 m në verilindje të fshatit Jorgucat. Ka formë katërkëndëshe me dimensione 9.30 x 4.80 m, e orientim JL-VP.

Guri poroz nuk është në natyrën e zonës përreth monumentit, por i marrë nga një territor tjetër. Ai është përdorur për ndërtimin e varrit sepse përpunohet me lehtësi.

Sipas arkeologëve, rezulton se varri ka një ripërdorim të tij në periudhën romake, që shprehet te suvatimi i sipërfaqes së brendshme të mureve të dhomës së varrimit dhe korridorit me llaç horasan në trashësi 3-5 cm dhe patinuar e ngjyrosur në ngjyrë të kuqe dhoma, ndërsa korridori është lënë i bardhë. Gjatë zbulimit të varrit në Jorgucat, u gjetën disa fragmente enësh, tipike për shek. III-II para Krishtit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments