Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGjirokastër, mbi 7 mijë vizitorë vendas e të huaj

Gjirokastër, mbi 7 mijë vizitorë vendas e të huaj

Muzetë e Gjirokastrës po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë vendas e të huaj, duke u cilësuar si qendra të rëndësishme për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit kulturor. Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë dhe Sporteve në bashkinë e Gjirokastrës bëri të ditur për ATSH-në se “ gjatë periudhës janar-maj këto muze u vizituan nga 7107 vizitorë vendas e të huaj”. “Në muajin maj Muzeu Etnografik u vizitua nga 1128 vizitorë, muzeu “Kadare” nga 676, “Tuneli” nga 350 dhe muzeu në “Kala” u vizitua nga 1408 vizitorë”, theksoi Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë dhe Sporteve në bashkinë e Gjirokastrës. Investimet e zbatuara në muzeun Etnografik dhe “Kadare” për rijetësimin e tyre kanë bërë që të ofrojnë standardet e duhura për vizitorët vendas dhe të huaj. Krahas vlerave turistike muzeumet që funksionojnë në qytetin e gurtë janë edhe qendra të përkujdesjes dhe promovimit për vlerat e trashëgimisë historike dhe kulturore. Muzeu i Armëve, Etnografiku etj., tashmë janë shndërruar në marka të njohura për muzeumet jo vetëm në rang kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Si një qytet muze me trashëgimi kulturore të pasur, Gjirokastra është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe vizitohet nga një numër i lartë vizitorësh vendas dhe të huaj çdo vit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments