Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAGjirokastër, lejleku i rrallë rikthehet për folezim

Gjirokastër, lejleku i rrallë rikthehet për folezim

Shpendët shtegtarë, kryesisht lejleku (Ciconia ciconia), kanë mbërritur tashmë në Gjirokastër për folezim. Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), bën të ditur në një postim në rrjetet sociale se “pas një fluturimi për mbijetesë të nisur nga kontinenti afrikan, duke kapërcyer rreziqe si elektroshoku dhe vrasja e paligjshme, çifti i lejlekëve tashmë ka mbërritur në platformën e folezimit dhe ka filluar punën për rregullimin dhe fortifikimin e folesë”. Në këtë fole, familja e lejlekut do të mirëpresë anëtarët e rinj, të cilët do të ushqehen nga prindërit deri sa të mësojnë të fluturojnë për herë të parë. Ndërtimi i platformës së folezimit është ndërmarrë nga PPNEA, Administrata e Zonave të Mbrotjura Gjirokastër dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit – OST sh.a. me qëllim rritjen e mundësive të folezimit të këtij lloji në vendin tonë. Ky lloj numëron më pak se 10 çifte në Shqipëri dhe listohet si lloj i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje. Shumë shpejt PPNEA do të aktivizojë kamerën me transmetim në kohë reale, e cila do të monitorojë familjen e lejlekut 24 orë në ditë. Transmetimi do të jetë i aksesueshëm online për të gjithë dashamirësit. Lejleku (Ciconia ciconia) është një shpend me gjatësi trupi 95-110 cm. Karakterizohet nga ngjyra e bardhë dhe pendët e fluturimit janë me ngjyrë të zezë. Karakterizohet nga ngjyra e kuqe e këmbëve dhe e sqepit. Jeton në zonat rurale dhe preferon si ushqim bretkosa, gjarpërinj, brejtës, insekte dhe kafshë të tjera vertebrore dhe invertebrore që gjenden pranë lumenjve dhe liqeneve. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ