Nensi Allushi dhe Rubin Nuredini, nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, janë dy të rinj të pasionuar pas teknologjisë që kanë zhvilluar së fundmi projekte sociale që u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu solli sot shembullin e dy nxënësve, të talentuar të këtij gjimnazi.
“Në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në shkollën e tyre, me mbështetjen e mësueses së përkushtuar Mirsida Maloku, Nensi ka krijuar një website që ofron ndihmë profesionale nga psikologët, pa pagesë, duke e bërë këtë shërbim të arritshëm për ndihmë në çdo kohë”, tha Manastriliu.
Manastirliu bëri të ditur se “Rubini me ndihmën e inteligjencës artificiale ka zhvilluar një program që përkthen shkronjat në gjuhën e shenjave, duke u ardhur në ndihmë personave me vështirësi në komunikim”.
Ministria e Arsimit dhe Sportit është e përkushtuar të inkurajojë dhe mbështesë të gjitha aftësitë digjitale në shkolla duke filluar nga klasa e parë me kodimin e më pas duke e zhvilluar teknologjinë edhe sa i përket zgjerimit të laboratorëve