Gjimnazi “Dhaskal Todri” në qytetin e Elbasanit i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, që do t’u japë nxënësve dhe mësuesve të këtij institucioni arsimor hapësira me klasa moderne.
Ky investim i bashkisë së Elbasanit vjen si përgjigje ndaj nevojave të nxënësve dhe stafit pedagogjik për ambiente më bashkëkohore dhe standarde më të larta mësimdhënieje.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga puna për rikonstruksionin e këtij gjimnazi në Elbasan.
Rama tha se përmes këtij investimi do t’u jepet rreth 600 nxënësve një shkollë krejt e re me klasa moderne, laboratorë, terrene sportive, bibliotekë dhe salla pune për mësuesit, duke zbatuar edhe sistemin e eficiencës energjetike.
Ky është një tjetër investim i bashkisë së Elbasanit, që synon rritjen e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për brezat e rinj, duke e kthyer shkollën publike në një prioritet të zhvillimit të qytetit.





