Deri ku mund të shkojë dashuria e një njeriu për qenin e tij edhe pas vdekjes?
Përgjigjja vjen nga hapja e testamentit të Ratan Tatës, manjatit indian, miliarderit vizionar dhe filantropit të njohur, i cili u nda nga jeta më 9 tetor në moshën 86-vjeçare, i cili i la 100 milionë euro pastorit të tij të dashur gjerman Titos për t’i garantuar atij një kujdes shëndetësor të pakufizuar.
Tata, i pamartuar kurrë, ka ndarë një shumë të konsiderueshme edhe me kuzhinierin e tij, Rajan Shaw, dhe shërbyesin dhe ndihmësin e tij Konar Subbiah, të cilët do të jenë kujdestarët e rinj të Titos, ndërkohë që ai nuk ishte aspak bujar me vëllanë e tij, Jimmy dhe motrat Shireen dhe Deanna Jejeebhoy.
Shumëkujt mund t’u duket e pazakontë që një miliarder të zgjidhte një qen si përfitues të një pjese të pasurisë së tij, por jo për ata që e dinin vërtet dashurinë e tij për kafshët.
Në vitin 2018, për shembull, ai hoqi dorë nga një ftesë në Pallatin Buckingham, në të cilën do të kishte marrë një titull nga duart e mbretit Charles III, për të qëndruar pranë një shoku tjetër besnik me katër këmbë në vështirësi