Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermania zëvendëson plotësisht gazin rus

Gjermania zëvendëson plotësisht gazin rus

Gjermania ka kompensuar humbjen e dërgesave të gazit rus, falë një rritjeje të madhe të importeve nga Norvegjia, Holanda dhe Belgjika, pasi Moska ndërpreu furnizimet me gaz vitin e kaluar për shkak të mbështetjes gjermane për Ukrainën. ”Midis 2017-ës dhe fundit të shkurtit 2022, Gjermania importoi mesatarisht 77 teravat orë gaz natyror në muaj, minus eksportet, i cili përdorej për të mbuluar konsumin kombëtar dhe për të mbushur objektet e magazinimit”, sipas një dokumenti të brendshëm nga Agjencia Federale e Rrjetit Gjerman. Në të kundërt, importet neto nga shtatori 2022 deri në fund të janarit – që do të thotë duke përjashtuar dërgesat e gazit rus – qëndruan në 72,7 teravat orë në muaj. Për më tepër, Gjermania mori rreth 4,0 teravat orë gaz natyror të lëngshëm (LNG) përmes terminaleve të reja LNG në brigjet gjermane në janar. Sipas Agjencisë Federale të Rrjetit, kjo do të thotë se vendi ka konsumuar rreth 1,000 teravat orë gaz natyror në vitin 2021. Sipas dokumentit, mesatarisht 26 teravat orë gaz natyror në muaj mbërriti në Gjermani nga Norvegjia nga 2017 deri në fund të shkurtit 2022. Pas shkurtimeve ruse, kjo sasi u rrit në 41 teravat orë. Ndërkohë, importet neto nga Holanda u rritën nga 2,0 në 25 teravat orë, ndërsa flukset e gazit nga Belgjika u rritën nga rreth 2,0 teravat orë në rreth 23 teravat në muaj mesatarisht nga shtatori. Shifrat tregojnë gjithashtu një rënie të konsiderueshme në eksportet gjermane të gazit natyror, për shembull në Zvicër. Agjencia Federale e Rrjetit vazhdon të vlerësojë furnizimin me gaz të Gjermanisë si “të qëndrueshëm”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments