Ministria e Jashtme gjermane u ka kërkuar të gjithë qytetarëve gjermanë që të largohen nga Irani, pas goditjeve të dhunshme të qeverisë në ditët e fundit kundër protestave mbarëkombëtare kundër regjimit iranian. ‘’Qytetarët gjermanë rrezikojnë rrezik real për t’u arrestuar, marrë në pyetje dhe dënuar me burgime të gjata”, paralajmëroi Ministria e Jashtme. Autoritetet iraniane së fundmi arrestuan një numër të madh shtetasish të huaj për arsye arbitrare dhe kushdo që qëndron në vend duhet të sillet me shumë kujdes dhe të shmangë mitingjet dhe demonstratat e mëdha. Qeveria gjermane ka paralajmëruar se qytetarët me nënshtetësi të dyfishtë gjermano-iraniane janë veçanërisht të rrezikuar. ”Sjellja e dhunshme e shërbimeve iraniane të sigurisë e bëri këtë hap të domosdoshëm. Ambasada gjermane në Teheran mbetet e hapur dhe vazhdon të funksionojë”, sipas zëdhënësit të ministrisë.http://ata.gov.al/2022/11/03/fokus-gjermania-u-ben-thirrje-qytetareve-te-saj-te-largohen-nga-irani/