Gjermania njoftoi në mbrëmje pezullimin e financimit të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) derisa të zgjidhet çështja e përfshirjes së mundshme të disa punonjësve të saj në sulmin e 7 tetorit. Derisa kjo të sqarohet, Gjermania, në marrëveshje me vendet e tjera donatore, nuk do të japë përkohësisht miratimin e saj për burime të reja për UNRWA në Gaza”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit. “Për momentin jemi në pritje të informacioneve të reja”, deklaroi Berlini zyrtar.