Qeveria gjermane po planifikon një ligj për përshpejtimin e ndërtimit të terminaleve të importit për Gazin të Lëngshëm Natyror (LNG), pasi Berlini kërkon të gjejë burime alternative të energjisë për të pakësuar varësinë e tij nga importet ruse. ”Projektligji për përshpejtimin e projekteve të LNG-së në Gjermaninë Veriore u krijua nga Ministria e Ekonomisë, Mjedisit dhe e Drejtësisë dhe është dorëzuar për miratim nga departamenti”, tha kjo ministri. Tashmë janë bërë planet për të ndërtuar terminale LNG në Stade, Vilhelmshaven dhe Brunsbutel. Zyrtarët po kërkojnë përshpejtimin e projekteve duke pasur parasysh bombardimet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës. Akti i Përshpejtimit të LNG-së synon të kalojë nëpër të gjitha procedurat e miratimit dhe licencimit si dhe dhënien e kontratave publike dhe koncesioneve në mënyrë të konsiderueshme më shpejt se sa është e mundur në situatën aktuale ligjore dhe kështu të arrijë miratimet dhe integrimin e shpejtë të LNG në tregun gjerman. Në mënyrë të veçantë, ligji do t’i lejojë autoritetet licencuese të pezullojnë përkohësisht disa kërkesa si vlerësimet e ndikimit në mjedis.
Gjermania përshpejton ndërtimin e terminaleve të LNG-së
RELATED ARTICLES