Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermania përdor gazsjellësin Nord Stream 2 për të ndërtuar Terminalin LNG.

Gjermania përdor gazsjellësin Nord Stream 2 për të ndërtuar Terminalin LNG.

Tubacionet që ishin destinuar për gazsjellësin Nord Stream do të përdoren për ndërtimin e një terminali gazsjellësi të planifikuar të gazit natyror të lëngshëm(LNG) në ishullin Gjerman të Rugen. ”Qeveria gjermane ka blerë tubacione zëvendësuese që ishin të destinuara për gazsjellësin”, deklaroi një zëdhënëse e ministrisë së Ekonomisë. ”Ne nuk mund të japim asnjë informacion për sasinë e tubave dhe të kostove, sepse kontratat janë të klasifikuara dhe konfidenciale’’, deklaroi ministria. Sipas një informacioni të mëparshëm nga qeveria e shtetit të Mecklenburg-Vorpommern, tubat Nord Stream 2 me një gjatësi totale prej 60 kilometrash do të ruhen ne Sassnitz në ishullin Rugen. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments