Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Gjermania përballet me mungesë të benzinës

 Gjermania përballet me mungesë të benzinës

Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini dhe rajonet lindore të vendit po përballen me mungesë të benzinës dhe çmime të larta të saj, pasi nafta ruse nuk vjen në Evropë që nga 1 janari. “Rafineria PCK në Schwedt, në landin lindor të Brandenburgut, që më parë furnizohej ekskluzivisht me naftë ruse, po funksionon me kapacitet prej vetëm rreth 50 për qind për shkak të rënies së furnizimit”, thuhet në faqen e internetit “Business Insider”. Pasojat e shkurtimeve të prodhimit janë tashmë të dukshme. Kjo tashmë është reflektuar në marzhet e çmimit mesatar kombëtar të benzinës. Shërbimi i informimit të çmimeve “Argus Media” raportoi se tashmë ka mungesë prodhimi të benzinës në rajon. “Business Insider” raportoi se në kompaninë e naftës që operon PCK, shumë punëtorë aktualisht janë në punë me orar të shkurtuar. “Furnizimet e mëdha alternative të naftës nga Polonia dhe Kazakistani, siç është njoftuar nga qeveria gjermane, nuk kanë arritur ende”, sipas “Business Insider”. Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Rusisë janë të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë. Berlini akuzon Moskën për krime lufte, ndërsa ka pezulluar bashkëpunimin dypalësh dhe ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments