Gjermania dhe Ukraina duhet të thellojnë partneritetin e tyre energjetik, tha sot zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck gjatë një vizite në Kiev. Deklarata e Habeck erdhi pas vizitës në nënstacionin energjetik që furnizon zonat më të populluara të Ukrainës, i drejtuar nga kompania shtetërore “Ukrenergo”. Habeck iu bashkua një delegacioni gjerman të biznesit në vizitën e tyre në Ukrainë. Gjermania dhe Ukraina kanë një partneritet zyrtar energjetik që nga viti 2020, që synon rritjen e efikasitetit të energjisë, modernizimin e sektorit të energjisë elektrike, zgjerimin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë. Habeck tha se arritja e këtyre objektivave mund ta bëjë sektorin e energjisë ukrainase më elastik dhe gjithashtu mund ta kthejë vendin në një eksportues energjie në pjesën tjetër të Evropës. “Dëshira dhe planet strategjike në fakt, synojnë ta bëjnë sistemin energjetik më të gjerë dhe më të decentralizuar,” tha Habeck. “Në këtë aspekt, dy gjëra përshtaten mjaft mirë së bashku, nevoja për siguri dhe një sistem i qëndrueshëm energjetik”, shtoi ai. Ndihma e Gjermanisë për rritjen e efikasitetit të energjisë është fokusuar kryesisht në riparimet emergjente të rrjetit, i cili ka pesuar demtime pas pushtimin të Rusisë në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022