Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermania ofron më shumë mbështetje financiare për KE

Gjermania ofron më shumë mbështetje financiare për KE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ofroi sot 10 milionë euro (10.8 milionë dollarë) mbështetje financiare shtesë për Këshillin e Evropës. “Ne do të forcojmë Këshillin e Evropës si rojtar i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Evropë, në mënyrë që ai të mund të përballojë në mënyrë efektive sfidat aktuale dhe të ardhshme,” tha Scholz në samitin e Këshillit të Evropës në kryeqytetin islandez, Rejkjavik. “Këshilli i Evropës gjithashtu ka nevojë për mbështetje, kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale dhe mbrojtjen e mjedisit”, tha Scholz. Këshilli i Evropës u themelua në vitin 1949 dhe është i pavarur nga Bashkimi Evropian. Ai gjithashtu përfshin më shumë vende sesa BE-ja, pothuajse të gjitha vendet evropiane. Ukraina është anëtare që nga viti 1995. Rusia u përjashtua nga këshilli pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Fqinji i tyre i përbashkët, Bjellorusia është pezulluar dhe po merr pjesë në samit vetëm si vëzhguese. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments