Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser theksoi se autoritetet e sigurisë së vendit janë në gatishmëri të lartë për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme. “Ne po monitorojmë me shumë kujdes se si përshkallëzimi i mundshëm i mëtejshëm do të ndikojë në situatën e sigurisë në Gjermani”, theksoi Faeser për gazetën rajonale ”Rheinische Post”. Faeser tha se rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme ishte i lartë, duke e përshkruar situatën si “jashtëzakonisht të rrezikshme”. ”Qeveria gjermane, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, po punojnë shumë për të de-përshkallëzuar situatën”, theksoi Faeser. “Që nga sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe lufta pasuese e Gazës, ka pasur një rritje drastike të krimeve antisemite”, shtoi ajo.